image Xherdan Shaqiri feston ditëlindjen, Liverpooli ia bën një urim special - FOTO

Futboll

Xherdan Shaqiri feston ditëlindjen, Liverpooli ia bën një urim special – FOTO

news image

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri sot po feston ditëlindjen e 32-të.

Në mesin e shumë urimeve nga familjarët, bashkëlojtarët e ish-bashkëlojtarët, nuk kishte si të mungonte as urimi nga Liverpooli.

“Reds” e bënë një postim në rrjetin social, Instagram, duke ia uruar këtë ditë të veçantë ish-futbollistit të këtij klubi.

“Urime më të mira për Xherdan Shaqirin në ditëlindjen e tij”, shkroi Liverpooli.

Këtij urimi i është përgjigjur Shaqiri me një koment “YNWA”, të përcjellë me një zemër.

Përfaqësuesi zviceran e kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Të Kuqtë.

Edhe pse nuk kishte luajtur rregullisht dhe nuk kishte arritur të linte gjurmë në “Anfield Road, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka mbetur i dashur për tifozët e “Reds”. 

/GazetaSinjaliSport/