Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “Shantazh”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u kap në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se gjatë periudhës 2019-2021 ka shantazhuar një shtetase të Arabisë Saudite, nga e cila kishte marrë një shumë parash./Gazeta Sinjali/