Anëtari i kryesisë së Nismës, njëherësh ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se të kota janë tendencat e orkestruara për ta dëmtuar Nismën Socialdemokrate.
Ka thënë se Boshti Politik i ndërtuar nga Nisma së bashku me partnerët e koalicionit në këto zgjedhje do të dalin shumë më të fortë se deri sot.
“Vërtetë është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kanë ardhur! Nuk thotë kot fjala e urtë popullore “mos e vet se të kallxon vet”, ka shkruar ndër të tjera Shala në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Shalës:
Kur edhe ata që janë tërhequr nga çdo angazhim dhe aktivitet qysh para një viti nga NISMA Socialdemokrate, “dorëhiqen” sot, pikërisht në kohë të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019, dëshmojnë se janë bërë pjesë e fushatës me qëllim dëmtimin e NISMA-së.
Vërtetë është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kanë ardhur!
Nuk thotë kot fjala e urtë popullore “mos e vet se të kallxon vet”
Kam një mesazh për “Spin-doktorët” e dorëheqjeve të orkestruara, kot e keni, Boshti Politik i ndërtuar nga NISMA Socialdemokrate së bashku me partnerët e koalicionit nga këto zgjedhje do te dalë shumë më e fortë se që ka qenë deri më sot!