image Shaip Kamberi: Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit

Rajon

Shaip Kamberi: Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit

news image

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë xhiruar duke kënduar këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës. E pas publikimit të pamjeve ka reaguar deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkroi Kamberi.

/GazetaSinjali/