image “S’guxon me u martu, ai që t’merr ty ta sheh sherrin” – Gruaja nga Podujeva me urdhër mbrojtje kërcënohet nga ish-burri

Siguri

“S’guxon me u martu, ai që t’merr ty ta sheh sherrin” – Gruaja nga Podujeva me urdhër mbrojtje kërcënohet nga ish-burri

news image

Paraditen e sotme një grua bë Podujevë është kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, përmes rrjeteve sociale. Sinjali ka mësuar se rasti është denoncuar në Polici nga vetë viktima, e cila ka urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje lidhur me rastin e raportuar sot në stacionin policor në Podujevë.

Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se ish-bashkëshorti i saj e kishte telefonuar në një rrjet social duke i thënë se “nuk guxon të martohet”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari i ishte drejtuar ish-bashkëshortes me fjalët “Nuk guxon me u martu se ai qe te merr ty sherrin ka me ma pa”.

Ndaj gruas të cilën e shqetësoi ish-burri i saj ka vendim për urdhër mbrojtjeje, që është lëshuar nga gjykata në Podujevë, degë e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas denoncimit të rastit, Policia e ka kërkuar të dyshuarin në disa lokacione, por i njëjti nuk është gjetur.

Ndaj tij, prokurorja kujdestare ka lëshuar urdhër për hapje të rastit si “mospërfillje e urdhrit të gjykatës”

/GazetaSinjali/