image Sfida kryesore e Doganës së Kosovës gjatë pandemisë, ulja e të hyrave

Financa

Sfida kryesore e Doganës së Kosovës gjatë pandemisë, ulja e të hyrave

news image

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka folur për sfidat e Doganës së Kosovës gjatë pandemisë.

Stavileci tha se ka pasur mjaft staf të prekur nga COVID-19 dhe ka pasur edhe punëtorë që kanë vdekur.

 “Dogana ka qenë një prej Institucioneve e cila gjatë gjithë pandemisë ka qenë në krye të detyrës. Nuk kemi guxuar të pushojmë apo të punojmë nga distanca sepse kufijtë s’mund të punojnë nga distanca. Kemi pasur mjaft staf të prekur nga COVID-19, dy prej kolegëve tanë kanë ndërruar jetë. Ka qenë vit i vështirë më 2020 por në aspektin e punës kemi përmbushur obligimet që kemi kundrejt buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha Stavileci në klankosova.

Stavileci tha  se sfida kryesore ka qenë ulja e të hyrave.

Sfida kryesore ka qenë ulja e të hyrave me të cilat jemi përballur si Doganë. Ulja e të hyrave në aspektin e zvogëlimit të tregtisë e cila ka ndodhur në të gjithë Kosovën dhe në të gjithë botën. Kemi pasur frikë se nuk mund të arrijmë projeksionin por kemi arritur të kalojmë mbi 1 miliard euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës dhe këtë e kemi konsideruar si të suksesshme. Nuk mund të kemi të hyra nëse nuk ka qarkullim, nëse nuk ka konsum”, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai tha se vitin e kaluar ka pasur një ulje të kontrabandës e cila është rritur lehtë në fillim të këtij viti por që është nën kontroll.

Pakënaqësitë tek pagat gjithmonë ekzistojnë, por për momentin dogana ka rreth 600 oficerë doganorë. Ne kemi nevojë ende për staf, nuk dihet ende se kur do të ketë një konkurs për të shtuar numrin. Kushtet e doganës – në të gjitha aspektet kemi përparuar, asnjë pikë doganore nuk është pa kushte të domosdoshme të punës. Avancimi më i madh është në aspektin teknologjik. Ne zhdoganojmë kërkesa në mënyrë elektronike. Kemi arritur që 95% të dërgesave që hyjnë në Kosovë të mos kenë kontrollime fizike por vetëm 5%”, shtoi Stavileci.

Një gjë e rrallë pozitive nga pandemia është ulja e kontrabandës sepse kemi pasur kufizim të lëvizjes së automjeteve dhe për këtë arsye, kontrabandistët nuk kanë mundur të lëvizin. Kemi vërejtur ulje të kontrabandës por në fillimin e vitit të ri, kemi një rritje të lehtë por është nën kontroll. Kontrabanda në Kosovë nuk është faktor që ndikon në të hyrat e përgjithshme”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/