image Dogana e Kosovës rekord të hyrash, mbi 700 milionë euro

Kosovë

Dogana e Kosovës rekord të hyrash, mbi 700 milionë euro

news image

Dogana e Kosovë ka bërë të ditur se sot ka tejkaluar 700 milionë euro të hyra, njofton Gazeta Sinjali.

Kjo sipas Doganës është hera e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.

Dogana e Kosovës kanë thënë se ka pasur rritje të të hyrave për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.

“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion”, thuhet nga Dogana.

/GazetaSinjali/