image ATK: Afro 40 milionë më shumë të hyra - Sinjali

ATK: Afro 40 milionë më shumë të hyra

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se trajektorja e lëvizjes së të hyrave nga 42.9 milionë euro që kishte të hyrat për tre muajt e parë, ka shënuar një rritje tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ATK-së për vetëm katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milionë euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar ka rritje për 68.5 milionë euro apo 34.1%.

“Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milion euro  apo 17.2%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas tyre, të gjitha këto statistika janë reflektim i madh në zvogëlimin e hendekut tatimor, pasi që çdo rritje e inkasimit nënkupton zvogëlim të hendekut tatimor. 

“Por, pavarësisht këtij trendi rritës të të hyrave, ATK është duke punuar fuqishëm në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor. Kjo është duke u realizuar përmes projekteve të fundit, të cilat në fokus të trajtimit kanë të gjithë tatimpaguesit/bizneset të cilat sipas analizës së riskut kanë rezultuar si tatimpagues me risk të lartë për evazion fiskal, si në deklarimin dhe pagesën e tatimeve, në regjistrimin e punëtoreve  si dhe mos-pajisje me arke fiskale dhe mos-lëshimin e kuponëve fiskal”.

Gjithashtu, sipas ATK-së në rritjen e të hyrave, gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë te stafi, rritja e inkasimit të mbledhja e borxheve, lehtësirat për tatimpaguesit në deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin