image ATK: Për tre muaj kemi pasur të hyra 42 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Financa

ATK: Për tre muaj kemi pasur të hyra 42 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti.

“Janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin, tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1 % me shume. Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë inkasuar 42.9 milionë euro apo 31.9% më shumë” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikatorë, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cilat kanë dhënë efektin e tyre në performancën e të hyrave tatimore.

ATK në Planin Strategjik 2022-2026, ka vënë theksin në tri qëllime strategjike, për të siguruar përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, si dhe për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpaguesve.

/GazetaSinjali/