image Dogana grumbullon 1 miliard euro të hyra

Financa

Dogana grumbullon 1 miliard euro të hyra

news image

Në një konferencë për media, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka bërë të ditur se që nga themelimi, dogana sot ka arritur të grumbullojë 1 miliard euro të hyra, shkruan Gazeta Sinjali.

Llugaliu ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2021 në periudhën kohore 1 Janar-30 Shtator, Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar të të hyrave për 6.51%.

“Prishtinë 1 tetor 2021, Sot dogana ka arritur që për herë të parë që nga themelimi të grumbulloj mbi 1 miliard euro e që paraqet një rezultat të jashtëzakonshëm.

Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoj se Vetëm gjatë vitit 2021 për periudhën kohore 01 Janar- 30 Shtator Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar te të hyrave për 6.51% si , ndërkaq krahasuar me të hyrat e vitit 2020 për të njëjtën periudhë kemi një rritje për 33.74% të të hyrave të inkasuara e krahasuar me projeksionin për tërë vitin 2021 mund të themi se kemi arritur të grumbullojmë mjetet në lartësi prej 80% të buxhetit të planifikuar. Rritja e të hyrave në mënyrë direkte i atribuohet zhdoganimit të rregullt të mallrave të deklaruara sipas procedurave të përcaktuara nga Dogana. Mirëpo në këtë performancë një ndikim mjaft të madhë e kanë aktivitetet e orientuara në parandalim të kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit si dhe dukurive tjera të cilat si indikatorë kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën paraprake. Në këtë drejtim gjatë këtij viti janë arrestuar 13 persona të dyshimtë, 2 prej tyre janë zyrtarë doganore të cilët janë zënë në flagrancë duke lehtësuar kontrabandën me medikamente në njërin rast, ndërkaq në rastin tjetër njëri zyrtar doganor është arrestuar për mit marrje”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/