image Sunny Hill në Shqipëri, ylli komunist vendoset mbi flamurin shqiptar

Shqipëri

Sunny Hill në Shqipëri, ylli komunist vendoset mbi flamurin shqiptar

news image

Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival” u mbajt në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës.

Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye.

Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.

Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin kombëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës.



/GazetaSinjali/