image Sevilla i mbylli derën, Rakitic e gjen shpëtimin në Premier League

Futboll

Futboll/ Sevilla i mbylli derën, Rakitic e gjen shpëtimin në Premier League

news image

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, është drejt largimit nga katalanasit. Kroati ka disa kohë që lidhet me një transferim të mundshëm tek Interi, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Premier League.

Bëhet fjalë për skuadrën e Tottenham, e cila po e ndjek me kujdes situatën e Raktic. Londinezët hynë në garë për të, sapo ish-klubi i tij Sevilla, mohoi zërat për një rikthim të tij në ekipin andaluzian.

Ishte drejtori sportiv i klubit të Sevillas, Monchi, ai që largoi zërat e merkatos. Mourinho e shikon Ivanin si të duhurin për mesfushën e Tottenham.

Kartoni i tij kushton rreth 20 milionë euro, por Barcelona pranon edhe shkëmbimin me një lojtar të profilit të Rakitic.