image Serwer për shkëmbimin e territoreve: Ka shumë tym, duhet të ketë pak zjarr

Kosovë

Politikë/ Serwer për shkëmbimin e territoreve: Ka shumë tym, duhet të ketë pak zjarr

news image

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se do të ketë presion të madh që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet deri në muajin shtator.

Serwer ka theksuar se në marrëveshje mund të përfshihet ndonjë mënyrë e shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që sipas tij do të jetë gabim i madh.

Sa i takon shkëmbimit të territoreve, Serwer thotë se ka “shumë tym për të mos pasur të paktën pak zjarr”. Ai megjithatë vlerësohen se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja.

Serwer është pyetur nëse “ka mundësi që të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të një letre për qëllimet e dy presidentëve në vend të marrëveshjes përfundimtare të dy palëve”.

“Supozoj se ekziston një mundësi e tillë. Administrata e Trumpit është eksperte për projektimin e marrëveshjeve në të cilat nuk ndodhin marrëveshje të vërteta. Janë reklamuar shumë gjëra që dolën të mos jenë të vërteta. Supozoj se ekziston mundësi e tillë, por vërtetë mendoj që do të ketë shumë presion që marrëveshja e vërtetë të nënshkruhet deri në shtator. Mendoj se marrëveshja që do të arrihet, do të përfshijë ndonjë mënyrë të shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që për mua është gabim i madh”, ka thënë Serwer për Kossev.

Profesori amerikan insiston se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja.

“Ndonëse nuk përcjell krejt çka thotë zotëri Grenell, sa mbaj mend, ai ka demantuar se di për një marrëveshje të tillë dhe ka demantuar që ka marrë pjesë në bisedime për këtë. Por të tjerët në ‘State Department’, sidomos Palmer për shembull, nuk e ka demantuar këtë. Demantet diplomatike janë demante diplomatike. Ka shumë tym që në këtë rast të mos ketë të paktën pak zjarr. Nuk mendoj që do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja”, ka theksuar Serwer./ Gazeta Sinjali/