Një aksident është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në fshatin Shupkovc në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, mes një veture transportuese dhe një këmbësori, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këtij aksidenti, si pasojë është lënduar një person i cili edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin Rajonal të Mitrovicës ku pastaj është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari që kishte shkaktuar aksidentin është shtetas serb dhe nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, por më pas është ndaluar në Leposaviq dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.