Policia e Kosovës ka raportuar se i dyshuari Serb, nuk i është ndalë patrullës policore në Leposaviq, transmeton Gazeta Sinjali.
I njëjti ka tentuar të godasë veturën zyrtare të policisë.
I dyshuari me kamionetë, përmes rrugëve alternative, ka arritur të futet në territorin e Serbisë.
“Leposaviq 30.09.2020 – 12:55. Është raportuar se i dyshuari Serb, me kamionetë, nuk i është ndalë patrullës policore dhe gjatë ndjekjes, i njëjti ka tentuar të godasë veturën zyrtare të policisë. I dyshuari me kamionetë, përmes rrugëve alternative, ka arritur të futet në territorin e Serbisë”, shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/