Një grup serbësh ishin nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në jugun e saj.
Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.
Por u kthyen prapa nga policët e Kosovës, të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.
Madje kur shtetasi serb u afrohet atyre, ua zgjat dorën, por kryepolici kosovar refuzon ta bëjë të njëjtën gjë, duke bërë një hap prapa./GazetaSinjali/