image Serbi i dehur sulmon fizikisht policët në Leposaviq

Kosovë

Serbi i dehur sulmon fizikisht policët në Leposaviq

news image

Një serb në gjendje të dehur nuk u është bindur urdhërave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht.

Madje njëri nga zyrtarët policorë ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Përveç zyrtarëvë policorë ai ka sulmuar edhe një person tjetër,  por pas kësaj ngjarje i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Leposaviq 01.01.2020-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) në një lokal-kafiteri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, duke i sulmuar të njëjtit prej të cilëve njërit i ka shkaktuar lëndime. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/