image Senegali për herë të dytë rresht arrin finalen në Kupën e Afrikës

Futboll

Senegali për herë të dytë rresht arrin finalen në Kupën e Afrikës

news image

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës. Ata triumfuan sonte ndaj Burkina Fasos në gjysmëfinale me rezultat 1:3 duke e prerë biletën për finalen e madhe të AFCON.

Qetë ishte deri në minutën e 70-të, moment prej të cilit më pas “shpërthyen” golat, katër gjithsej.

Ishte Diallo që kaloi Senegalin në epërsi në minutën e 70-të, pas asistimit të qendërmbrojtësit të Napolit, Koulibalyt.

Gjashtë minuta më pas, Gueye e dyfishoi epërsinë e Senegalit, duke u asistuar nga Sadio Mane.

Burkina Faso tregoi shenja jete në minutën e 82-të duke ngushtuar epërsinë përmes Toure, megjithatë shpresat për vazhdime iu shuan pesë minuta më vonë.

Ishte Mane që shënoi golin e tretë për Senegalin në minutën e 87-të, duke ia siguruar kështu finale shtetit të tij.

Kështu, tani Senegali do ta presë në finale fituesin mes Egjiptit dhe nikoqirit të Kampionatit, Kamerunit.

Senegali për herë të dytë radhazi kualifikohet në finale të Kupës së Afrikës.

/Gazeta Sinjali Sporti/