image Trepça kualifikohet në finalen e Superligës, e mposht Pejën

Basketboll

Trepça kualifikohet në finalen e Superligës, e mposht Pejën

news image

Sot është zhvilluar seria e katërt e gjysmëfinales mes Trepçës dhe Pejës, e cila mbaroi me rezultat 76:81 në favor të klubit mitrovicas, shkruan Sinjali Sport.

Kjo ndeshje u zhvillua në sallën “Karaqaçi” në Pejë, ku skuadra pejane pësoi disfatën e tretë nga Trepça, ndërsa në serinë e fundit triumfoi Peja.

Trepça në finale do të ndeshet me klubin nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.

/GazetaSinjaliSport/