image Sot zhvillohet seria e parë e finales mes Yllit e Trepçës

Basketboll

Sot zhvillohet seria e parë e finales mes Yllit e Trepçës

news image

Sot në Suharekë do të luhet seria e parë e finales mes dy klubeve të basketbollit, Ylli dhe Trepça, shkruan Sinjali Sport.

Seria e parë do të luhet në Suharekë, për shkak se Ylli e ka përparësinë pasi ka përfunduar e para në sezonin e rregullt, ndërsa seria e dytë do të luhet në Mitrovicë.

Kujtojmë që Trepça e mundi Pejën të dielën (3:1), ndërsa Golden Eagle Ylli e ka mposhtur ekipin e Prishtinës (3:0).

Ekipi i cili i fiton tri seri shpallet fitues i Superligës së Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/