image Bad News Eagles mposht ekipin turk Eternal Fire dhe kalojnë në finale të CS:GO në Malta

Sporte të tjera

Bad News Eagles mposht ekipin turk Eternal Fire dhe kalojnë në finale të CS:GO në Malta

news image

Ekipi shqiptar Bad News Eagles po vazhdon paraqitjet fantastike në Malta. Së fundmi ekipi shqiptar ka shënuar fitoren e tretë radhazi pa humbje, e kështu ka siguruar finalen e madhe në turneun CCT Central Europe Malta Finals.

Pas një ndeshjeje me plot emocione, Bad News Eagles kanë shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa ndaj ekipit turk Eternal Fire.

Edhe pse ishin në disavantazh 1-0 me mapa, Bad News Eagles u rikthyen në dy të fundit për ta siguruar finalen e turneut 100.000 dollarësh në Malta.

Bad News Eagles 1
Festa pas fitore – Foto: Igor Bezborodov/Twitter


/GazetaSinjaliSport/