image Laura Fazliu i siguron medalje Kosovës, shkon në finale të Mastersit

Sporte Luftarake

Laura Fazliu i siguron medalje Kosovës, shkon në finale të Mastersit

news image

Laura Fazliu po vazhdon me fitore në World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare është kualifikuar për në finale, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen, Megumi Horikawa.

Kësisoj, Laura e ka të siguruar medaljen e argjendtë – por sigurisht se në finale do të synojë të artën.

Ajo në finale do të përballet me Miku Takaichi, që gjithashtu është nga Japonia.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë. 

/GazetaSinjali/