Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka identifikuar personat që kanë montuar dhe falsifikuar biseda në të cilat deputeti në fjalë kërkonte linçimin e kryparlamentare, Vjosa Osmani.
“Para pak minutash bëra denocimin në Policinë e Kosovës. Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së”, ka shkruar Selmanaj në Facbook.
Deputeti i LDK-së ka thënë se personat në fjalë nuk e meritojnë lirinë.
“Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë! Ata nuk e meritojnë lirinë”, ka përfunduar Selmanaj./Gazeta Sinjali/