Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka porositur qytetarët e Kosovës që të tregohen të kujdesshëm gjatë kohës me koronavirus dhe të mos shesin trimëri.
Ai thotë se institucionet, policia e mjekët janë duke u munduar të bëjnë tëpamundur për të luftuar koronavirusin prandaj edhe qytetarët duhet të kenë kujdes. Sipas tij, Selimi po dëgjon burra që po i shesin trimëri virusit: “S’ka pasur çka më bën plumbi në luftë e s’ka çka më bën as koronavirusi mu…”
“Nuk ka trimëri as burrëri me koronavirusin! Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin. Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!… Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë”, shkruan Selimi në Facebook./ Gazeta Sinjali/