Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të municionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë objekt sipas policisë janë sekuestruar 138 copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA, 102 copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA, 330 copë fishekë me gaz, 50 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, 55 copë fishekë të kalibrit 9mm, 37 copë fishekë (nuk dihet kalibri), 4 paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore dhe 6 brusha për pastrimin e armëve të zjarrit.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti i cili është cilësuar “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.