image Sekuestrohen armë e thikë në Prishtinë

Siguri

Sekuestrohen armë e thikë në Prishtinë

news image

Një armë zjarri dhe një thikë janë sekuestruar sot në fshatin Barilevë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se personi tek i cili janë gjetur armët është shoqëruar në stacionin policor.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot  në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetë dhe sekuestruar një revole (tipi zoraki) dhe një thikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar është inicuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./Gazeta Sinjali/