Policia e Kosovës ka kryer bastisje në lagjen “Dardania”, në Prizren, sot, rreth orës 06:20, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë kësaj bastisjeje, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë narkotike.
Kjo sasi dyshohet se është e llojit marihuanë dhe e llojit kokainë.
Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuar për posedim të kësaj substance është E.B.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/