image “S’e kishe lënë gruan me u shk*rdhy rrugëve”/ Ferizajasi nervozohet me nënën e moshuar, e sulmon fizikisht

Siguri

“S’e kishe lënë gruan me u shk*rdhy rrugëve”/ Ferizajasi nervozohet me nënën e moshuar, e sulmon fizikisht

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Një një familje në rrugën ‘Qazim Llugagjiu’, një burrë dyshohet se ka sulmuar nënën e tij të moshuar.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar një 82-vjeçare, e cila ka deklaruar se ka telashe me djalin e saj, pasi i njëjti vazhdimisht i kërkon para.

42-vjeçari, i cili është recidivist i veprave penale, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij, pasi kjo e fundit ia ka përmendur atij bashkëshorten dhe për të njëjtën ka thënë se po të ishte mirë do e kishte gruan në shtëpi e s’do e linte rrugëve.

Bazuar në dëshminë e të moshuarës, i biri ia ka thyer telefonin dhe më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve ka pranuar se nga nervoza ia ka thyer nënës së tij telefonin, mirëpo ka mohuar ta ketë sulmuar fizikisht.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Dhunë në familje’, ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.

/GazetaSinjali/