Liverpool të shtunën mbrëma ka triumfuar ndaj Sothuamptonit me rezultat 4-0, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të në Premierligë.
Nga katër gola sa i shënuan ‘The Reds’, dy prej tyre i realizoi Mohamed Salah.
Egjiptiani ishte lojtari më i mirë i këtij takimi dhe me dy golshin e shënuar ka shkuar në kuotën e 70 golave në Premierligë me fanellën e Liverpoolit.
Numri 11 i Liverpoolit e ka kaluar me gola Luis Suarezin, që në kohen kur luante për ‘The Reds’ kishte realizuar 69-të gola në kampionat.
Ndryshe, Salah është futur në garë edhe për këpucën e artë në ligën angleze, ku momentalisht ka 14 gola të shënuar, tre me pak se kryesuesi, Jamie Vardy. /Gazeta Sinjali/