Xherdan Shaqiri ka arritur të shënohet në listën e asistuesve te Liverpooli në ndeshjen ndaj Aston Villas, shkruan Sinjali Sportiv.
Në ‘Villa-Park’, Aston Villa dhe Liverpool janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Kupën FA, me fituesin që kalon tutje.
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 61-të, teksa vetëm pas katër minutave asistoi te goli i shënuar nga Mohamed Salah.
Ndryshe, rezultati aktual i kësaj ndeshje është 1-4. /Sinjali Sportiv/.