image Salah dhe Mane zbulojnë të ardhmen e tyre te Liverpooli

Futboll

Salah dhe Mane zbulojnë të ardhmen e tyre te Liverpooli

news image

Dy anësorët e Liverpoolit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah ka pasur zëra se mund të largohen nga Liverpooli.

Dyshja kanë kontratë deri më 2023 dhe deri tani negociatat kanë stagnuar mes palëve për rinovim të kontratës.

Sadio Mane ka theksuar se do të ketë diskutime të reja në fund të sezonit dhe do të përgjigjet pas finales së Champions League.

“Do të ketë diskutime të reja në fund të sezonit. Do të përgjigjem pas finales së Champions League”, u shpreh ai.

Ndërkohë Mohamed Salah ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm, por nuk ka garantuar për rinovimin e kontratës.

“Unë do të qëndroj në Liverpool sezonin e ardhshëm me siguri, kjo është e qartë. Në mendjen time, nuk fokusohem te kontrata për momentin.

“Nuk dua të jem egoist, nuk është momenti i duhur për të folur për kontratën”, ka deklaruar egjiptiani.

/GazetaSinjaliSport/