Jurgen Klopp mund të ketë probleme janarin e ardhshëm teksa Kupa e Kombeve Afrikane është rivendosur të zhvillohet sërish në janar.
Ky turne është luajtur gjatë verës së kaluar dhe pritet të zhvillohet edhe gjatë verës së këtij viti. Por jo më, pasi që kanë nisur bisedimet për të ndryshuar përsëri kalendarin, që do të thotë se turneu i radhës do të zhvillohet në janar –shkurt të viti 2021 në Kamerun.
Presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) mendon se rikthimi në datat e mëparshme është më i preferuar se zhvillimi i turneut në verë.
Nëse ndodhë ky ndryshim, atëherë Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët përfaqësojnë Senegalin dhe Egjiptin, nuk do të jenë pjesë e Liverpool për rreth gjashtë javë. Po ashtu, do të mungonte edhe Naby Keita, i cili përfaqësin Guinean.
Arsenal do të humbiste Pierrre – Emerick Aubameyang që përfaqëson Gabonin dhe Nicolas Pepe të Bregut të Fildishtë./Gazeta Sinjali/