image Sa gjoba u shqiptuan në Ferizaj gjatë orës policore, flasin nga policia

Kosovë

Sa gjoba u shqiptuan në Ferizaj gjatë orës policore, flasin nga policia

news image

Komuna e Ferizajt është në zonën e rrezikshme të përhapjes së koronavirusit dhe si pasojë e kësaj, dje nga ora 19:00 deri në orën 05:00, ka qenë e kufizuar lëvizja e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, për Gazetën Sinjali ka thënë se dje janë shqiptuar vetëm dhjetë gjoba për mos respektim të orës policore.

“Dje gjatë orës policore në komunën Ferizajt janë shqiptuar nëntë tiketa kurse në Shtime vetëm një tiketë”, Agim Gashi.

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Ku bëjnë pjesë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit./Gazeta Sinjali/