image Rusia arreston rreth 2,500 persona në protestat e konfliktit në Ukrainë

Botë

Rusia arreston rreth 2,500 persona në protestat e konfliktit në Ukrainë

news image

Rreth 2,500 persona u arrestuan sot në protestat kundër operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë, tha policia ruse.

Një zëdhënëse e policisë tha se 1,700 njerëz u arrestuan në Moskë pasi rreth 2,500 morën pjesë në një “protestë të paligjshme”, ndërsa 750 u arrestuan në një tubim më të vogël me rreth 1,500 njerëz në qytetin e dytë më të madh të Shën Petersburgut, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Policia ruse arreston një pjesëmarrës në një tubim kundër luftës në Moskë më 6 mars
Një protestues arrestohet nga policia në një demonstratë në Shën Petersburg më 6 mars

Policia ruse të premten tha se të gjitha përpjekjet për të mbajtur demonstrata të dielën do të “shtypeshin menjëherë” dhe organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballeshin me akuza, The Guardian.

Arrestimet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të demonstruesve të mbajtur në më shumë se 10,000 që nga 24 shkurti, kur presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës.

/GazetaSinjali/