image Rusët ofensivë në Kiev, gazetari ukrainas: Sonte është nata e armëve të rënda

Botë

Rusët ofensivë në Kiev, gazetari ukrainas: Sonte është nata e armëve të rënda

news image

Gazetari i Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, ka deklaruar se sonte është duke u zhvilluar një luftë e ashpër në Kievin perëndimor.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se sonte është nata e armëve të rënda në këtë qytet.

“Sonte është nata e armëve të rënda në Kievin perëndimor. Më duket se artileritë më të rënda janë duke e zhvilluar një betejë pikërisht tani. Shpresoj që do të kemi kohë ta shkruajmë këtë ngjarje në histori”, tha gazetari.

Ka ditë që po paralajmërohet një ofensivë e gjerë e rusëve për ta marr Kievin.

Ndërkohë, përpjekjet e deritanishme kanë dështuar si dhe autokolona e gjatë ushtarake, që ishte nisur me këtë qëllim, është zhdukur dhe nuk dihet shumë për mësymjen e saj.

/GazetaSinjali/