Në pesëmujorin e parë të këtij viti (janar-maj) janë shënuar 37 aksidente me fatalitet, si pasojë e të cilave humbën jetën 42 persona, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, gjatë këtyre muajve, në aksidente trafiku janë lënduar 5 mijë e 419 persona.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkelësit e rregullave të komunikacionit kanë shqiptuar 167 mijë e 304 gjoba.
Policia ka apeluar te drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerime.
“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1 mijë e 184 gjoba. Policia apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike” thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/