image Rruga Shtime - Ferizaj e bllokuar nga bora që 40 minuta

Siguri

Rruga Shtime – Ferizaj e bllokuar nga bora që 40 minuta

news image

Disa rrugë të Kosovës janë bërë të pakalueshme shkaku i reshjeve të dendura të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse Ministria e Infrastrukturës në mëngjes tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme, qytetarët janë ankuar për gjendje të keqe të rrugëve.

Një nga rrugët e bllokuara, është edhe ajo Shtime – Ferizaj.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga kjo rrugë dhe thotë se janë bllokuar aty tash e 40 minuta.

Sipas tij, ende nuk ka ardhur ndonjë automjet nga Ministria e Infrastrukturës që ta pastrojë rrugën.

/GazetaSinjali/