image Rrokullisja e veturës së Policisë, lëndohen tre zyrtarë

Siguri

Rrokullisja e veturës së Policisë, lëndohen tre zyrtarë

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një aksident në magjistralen Prishtinë – Vushtrri ku një veturë e Policisë së Kosovës është rrokullisur, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë lënduar 3 policë ku edhe kanë marr ndihmën mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku njësitet relevante po merren me rastin.

“Aksident me lëndime, i ndodhur  rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e  përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

/GazetaSinjali/