image Rrokulliset vetura e Policisë në Vushtrri (VIDEO)

Sinjalizime

Rrokulliset vetura e Policisë në Vushtrri (VIDEO)

news image

Një veturë e Policisë së Kosovës para pak minutash, është rrokullisur në një aksident në magjistralen Prishtinë – Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të redaksisë, ku shihet vetura e policisë e rrokullisur.

Nuk dihet nëse vetura e policisë është përfshirë në aksident me vetura të tjera, por që sipas pamjeve të sinjalizuesit, ajo shihet e rrokullisur.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen për në Vushtrri, respektivisht në fshatin Stanoc.

/GazetaSinjali/