image Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë - Gjilan (VIDEO)

Siguri

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë – Gjilan (VIDEO)

news image

Një veturë është rrokullisur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan si pasojë e një vetaksidenti. Rasti ka ndodhur në fshatin Llabjan, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar një sinjalizues, i cili ka dërguar pamje nga rasti, ku shihet që në vendngjarje ka arritur edhe merimanga.

Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia në Gjilan kanë thënë se nga ky vetaksident nuk është lënduar asnjë person dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

/GazetaSinjali/