image Rritje e përdoruesve të drogave - Policia kap të riun në Prishtinë me kokainë e marihuanë

Siguri

Rritje e përdoruesve të drogave – Policia kap të riun në Prishtinë me kokainë e marihuanë

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka shënuar ngritje viteve të fundit, por rritje e përdoruesve të këtyre substancave është shënuar edhe në mesin e të rinjve. Dhjetëra raste të tilla raportohen çdo javë nga Policia.

Në shumë raste për të cilat Gazeta Sinjali ka raportuar së fundmi, të rinjtë në Prishtinë janë kapur me substanca narkotike gjatë kontrolleve rutinore nga Policia.

Njëjtë ka ndodhur edhe me një rast, mbrëmë në rrugën “Zagrebi” të kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë kanë ndaluar një person, i cili është kontrolluar nën dyshimet se posedon diçka të dyshimtë. Njësia policore i ka gjetur të riut një sasi të llojit kokainë dhe marihuanë dhe më pas të njëjtin e kanë shoqëruar për në stacion policor.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërkohë sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë raportuar edhe disa raste të tjera.

Në Pejë, pak para mesnatës Policia ka ndaluar një të dyshuar, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë. I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për posedim të substancave narkotike.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/