image Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19/ Kjo komunë prinë me numrin e rasteve aktive

Shëndetësi

Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19/ Kjo komunë prinë me numrin e rasteve aktive

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 21 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë shënuar edhe 1 mijë e 278 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 1 mijë e 278 raste, 250 janë shënuar në komunë e Ferizajt në 24 orët e fundit. Kurse raste aktive në këtë komunë janë 1 mijë e 748.

Pas Ferizajt, vjen komuna e Prishtinës me 184 raste pozitive të konfirmuara në një ditë. Kurse numri i rasteve aktive në këtë komunë është 5 mijë e 107 raste.

Komuna e tretë me numrin e lartë të të infektuarve brenda një dite është ajo e Podujevës, ku janë shënuar 106 raste të reja. Kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 397.

Në komunën e Pejës janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, në atë të Gjilanit dhe Mitrovicës 65 raste të reja, kurse në komunën e Gjakovës janë shënuar edhe 53 raste të reja për një ditë.

Komuna e Malishevës ka regjistruar 50 raste të reja me virus, ajo e Fushë Kosovës 41, kurse e Skenderajt 40. Ndërkaq në komunën e Lipjanit janë shënuar edhe 39 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në komunën e Drenasit janë konfirmuar edhe 38 raste të reja me koronavirus, kurse në atë të Prizrenit janë konfirmuar edhe 34 raste të reja.

Komuna e Klinës ka regjistruar 31 raste për 24 orë, ajo e Rahovecit 28, komuna e Obiliqit 25 raste, e Vushtrrisë 24 raste me COVID-19, kurse komuna e Vitisë ka edhe 24 raste të reja me koronavirus.

Në Istog përgjatë një dite 22 persona janë konfirmuar pozitiv, në Shtime 19, në Deçan 14, në Kaqanik 13, në Kamenicë 12, në Han të Elezit 4, Graçanicë dhe Mamushë 2 raste të reja, kurse në Dragash 1 rast pozitiv për 24 orë.

Për të marrë më shumë detaje rreth gjendjes me COVID-19 në komunat e Kosovë klikoni në këtë link. /Gazeta Sinjali/