image Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin monitorojnë edhe kafeteritë në Ferizaj

Kosovë

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin monitorojnë edhe kafeteritë në Ferizaj

news image

Pas Prishtinës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës janë duke i monitoruar edhe kafeteritë në Ferizaj, për të parë nëse po i respektojnë masat antiCOVID, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Aksioni po zhvillohet pasi që në Kosovë ditëve të fundit është shënuar rritje alarmante e rasteve të reja me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar 418 raste të reja dhe katër viktima.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19, për të shqyrtuar aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme. /Gazeta Sinjali/