image Rritja e rasteve me koronavirus, në Vushtrri nga e hëna mësimi plotësues mbahet online - Sinjali

Rritja e rasteve me koronavirus, në Vushtrri nga e hëna mësimi plotësues mbahet online

news image

Nga e hëna mësimi plotësues për nxënësit e klasëve të nënta dhe për maturantët në Komunën e Vushtrrisë do të vazhdojë online, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur komuna përmes një njoftimi për medie, ky vendim është marrë për shkak të situatës epidemiologjike në këtë qytet.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në qytetin tonë, Shtabi Emergjent Komunal, pas konsultimeve edhe me MSH dhe IKSHPK, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që mësimi plotësues për nxënësit e klasëve të IX-ta dhe për maturantë nga e hëna të vazhdojë online”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nga komuna po ashtu kanë bërë të ditur se për të gjitha njoftimet, instruksionet dhe oraret, shkollat janë njoftuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Kujtojmë se mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, 7 prej të cilëve janë nga Komuna e Vushtrrisë, duke e çuar në 169 numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë, e cila njëherit është më e prekura në Republikën e Kosovës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin