Së fundmi, në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit ka pasur rritje të çmimeve në produktet ushqimore.
Çmimi është rritur edhe për vajin, ku gjatë ditës së sotme është raportuar se çmimi i vajit në Kosovë ka arritur në mbi 2 euro, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues kanë dërguar pamje të disa marketeve në Gjilan dhe Ferizaj, ku shihen radhë të gjata të njerëzve.
Po ashtu, shihen edhe disa pjesë ku raftet kanë mbetur të zbrazura nga blerjet e qytetarëve, për shkak të frikës se çmimet mund të rriten edhe më shumë.