Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se numri i pjesëtarëve që po heqin dorë nga Policia e Kosovës është duke u rritur.
Këtë trend ai e ka cilësuar si fatkeqësi dhe ka theksuar se nuk e di arsyen.
“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, tha Mehmeti.
Por, kryetari i komisionit, Bekë Berisha, e kishte gati një përgjigje për këtë çështje.
Sipas tij: “Rrogat e vogla janë shkaku që policët po e lënë punën”, tha ai.