Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht 272 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, njofton Gazeta Sinjali.
Gjithsej 196 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, me oksigjeno-terapi janë 194, ndërkaq 9 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK, të shtrirë janë 113 pacientë, 76 prej tyre pozitivë me COVID-19, ndërkaq në Klinikën Infektive janë të shtrirë 72 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 37, në Pediatri një pacientë dhe në Klinikën e Gjinekologjisë 4 paciente.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 98 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 27 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 53, në Spitalin e Gjilanit 29, të Mitrovicës 10, të Vushtrrisë 5 dhe në Spitalin e Ferizajt 9 pacientë. /GazetaSinjali/