Sot, rreth orës 12:00 ka ndodhur një përleshje afër Kuvendit Komunal në Deçan mes pesë personave, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Sinjali njoftoi se katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri prej tyre pastaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Katër persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar në ndihmë në Spitalin Rajonal në Pejë, njëri prej tyre është dërguar në QKUK, për të dytin nuk jam i sigurtë”, shtoi Gashi.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se në përleshje dyshohet që janë përdorur dhe mjetet e ftohta, si thika.
“Gjatë përleshjes dyshohet që janë përdorur mjete të ftohta, si thika”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/