Katër persona të dyshuar janë rrahur mes vete në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë, dje rreth orë 14:00, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se deri te rrahja kishte ardhur shkaku i një mosmarrëveshje verbale mes të dyshuarve.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë”, njofton Policia.
Policia është duke vazhduar procedurat hetimore për zbardhjen e rastit. /GazetaSinjali/