image Rrëzohet pisha në lagjen "Dardania" në kryeqytet

Siguri

Rrëzohet pisha në lagjen “Dardania” në kryeqytet

news image

Një pishë është rrëzuar në lagjen “Dardania” të Prishtinës si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta, shkruan Gazeta Sinjali.

Një Sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihet se si pisha është rrëzuar duke shkaktuar kështu frikë tek banorët.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për rrezikun e rrëzimit të pemëve në këtë lagje, gjë për të cilën sipas banorëve edhe Policia kanë qenë të informuar./Gazeta Sinjali/